DigitAlb
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
| Lloji i kompanisë | Shoqëri aksionare |
|---|---|
| Industria | Komunikimi Argëtimi Prodhimi televiziv |
| Themeluar | 24 mars 2004[1] |
| Themeluesi | Dritan Hoxha |
| Selia | Rr. "Pavarësia" nr. 39, , |
Vendi i shërbimit |
|
Njerëzit kyç | Eglinor Ramaj (CEO) |
| Produktet | Programe televizive dhe video-on-demand |
| Shërbimet | Sinjal digjital MPEG-4 Kanale televizive me pagesë (pay-per-view) |
| Pronari | |
| Kompania mëmë | Top Media |
| Uebfaqja | Official Website |
DigitAlb (shq. "dixhitalb") është një kompani mediatike shqiptare, si dhe platformë digjitale tokësore, satelitore dhe OTT, me seli në Tiranë, Shqipëri. Kompania u themelua më 24 mars 2004 nga Dritan Hoxha si pjesë e grupit Top Media, bashkë me televizionin e tij kryesor Top Channel dhe shumë kompani të tjera.[2]
Ajo filloi transmetimin më 15 korrik 2004 me sinjal tokësor në qytetet kresore të Shqipërisë, dhe më pas nga dhjetori në satelit dhe me cilësinë e lartë të figurës. Platforma ofron një paketë të kanaleve televizive me pagesë duke përfshirë video-on-demand (VOD) përmes shërbimit OTT (ky i fundit që prej 2018). Në Europë, ajo transmeton përmes satelitit Eutelsat 16A.
Kompania prodhon seriale origjinale dhe filma artistikë.
Sipas revistës Monitor, DigitAlb u rendit në vendin e 41-të për nga qarkullimi vjetor në vitin 2014, duke qarkulluar 5,46 miliardë lekë.[4]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo pjesë e artikullit përfshin përmbajtje promocionale. (korrik 2025) |
Viti 2004, do të shënjonte si një vit kulmor në fushën e zhvillimit tërësor të medias elektronike në Shqipëri duke krijuar në të njëjtën kohë, premisat e duhura për fillimin e transmetimeve të programeve televizive dhe radio nëpërmjet një tjetër teknologjie transmetimi, atë digjitale.
E pikërisht në këtë kohë, më 15 korrik të vitit 2004 nisi zyrtarisht transmetimet platforma e parë televizive dixhitale në Shqipëri. Lindi DigitAlb, një ndër të parat platforma dixhitale tokësore në Evropë, duke shënuar kështu dhe zhvillimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare.
Ideja dhe iniciativa e Dritan Hoxhës, filloj të realizohej dhe të merrte jetë edhe pse mes kundërshtive të forta politike e institucionale të kohës, përplasjeve me konceptet dhe mentalitetet skeptike ekzistuese dhe pesimizmit të elementëve të ndryshëm të tregut.
MenjĂ«herĂ« u ndje fillimi i njĂ« ere tĂ« re. Fillimisht u mbulua me sinjal Tirana dhe DurrĂ«si dhe mĂ« pas njĂ« nga njĂ«, Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. NjĂ« gamĂ« e gjerĂ« programesh, nga çdo zhanĂ«r, ofruar pĂ«rmes kanaleve tematikĂ« tĂ« platformĂ«s nisi tĂ« plotĂ«sojĂ« âoreksinâ e publikut pĂ«r tĂ« ndjekur gjithçka donte nĂ« ekran e tĂ« gjitha kĂ«to pĂ«rmes cilĂ«sisĂ« tepĂ«r tĂ« lartĂ« tĂ« figurĂ«s dhe zĂ«rit, info elektronike EPG, dekoder tĂ« personalizuar me menu nĂ« shqip, deri atĂ«herĂ« e pamendueshme. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« lindĂ«n kanalet e fĂ«mijĂ«ve 24 orĂ« tĂ« dubluara nĂ« shqip.[5]
Më 15 dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb shënon një hap të ri, ai fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij në satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore njëkohësisht. Kështu DigitAlb nisi të përçonte Shqipërinë kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë.
Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, DigitAlb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmijë, më shumë kanale filmash, më shumë dokumentarë, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.
Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DigitAlb ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digjitale dhe programacionit më të plotë dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë; në rajon e Evropë.
Në dhjetor të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digjitale ; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfektë të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. DigitAlb ishte e vetmja platformë në Evropë që hidhte në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet filma, dokumentarë, sport, seriale, programe për të rritur, show dhe spektakël e çdo gjë tjetër dhe duke u identifikuar kështu nga të gjithë si një platformë lider.
DigitAlb, vazhdon të thyejë njëpasnjëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më i kërkuar në treg e duke shtuar vit pas viti shërbimet dhe numrin e abonentëve.
Më 3 nëntor të 2008-ës, DigitAlb nis në transmetim tokësor & satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm Digi Gold ku ofrohen përmes pagesës së dedikuar për çdo event, filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera. Pjesë e paketës PPV të DigitAlb janë edhe 2 kanalet sezonalë Big Brother të cilët transmetojnë LIVE 24 orë në 24 gjithçka që ndodh mes banorëve të shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.
DigitAlb futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazh dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, çka e bëjnë të jetë gjithnjë e më tërheqës për publikun.[6]
Digitalb HD1 ishte një prej kanaleve televizive HD të platformës shqiptare e cila transmetoi i pari në cilësinë HD, platforma Digitalb. Ai transmetoi finalen e Top Fest 6 në këtë cilësi të lartë e të qartë në televizionin Top Channel që e bën të parin kanal në atë kohë në historinë televizive shqiptare me këtë cilësi. Kanalet e tjera HD të kësaj platforme ishin: DigitAlb HD2, Digitalb HD3. Më pas kanalet SD pas dixhitalizimit të televizioneve shqiptare në 2018-2019 u hoqën dhe kanalet e DigitAlb e kanalet e tjera shqiptare ndryshuan në transmetimin HD.
Informacionet teknike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që prej fillimeve të tij DigitAlb e nisi me dekodera në teknologjinë SD (standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2007 u implementua teknologjia HDTV (High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2013 DigitAlb hodhi në treg dekoderin FlyBox fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder shumëpërdorimësh ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, Push VOD ka të bëjë me qasjen e katalogut Popcorn (këto funksione mundësohen me Hard Disk-un e DigitAlb). Por dekoderi FlyBox mund të lidhet edhe me internet nëpërmjet LAN (kabëll) ose WIFI dhe mundëson VOD-katalogun Popcorn, radio nga interneti, lajme, shtypin e ditës, horoskopin etj.
Modelet e dekoderave dhe pajisjeve të DigitAlb që nga krijimi i tij:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dekodera SD Opentech ODS 3000C, Opentech ODS 2000C
- Dekodera HD Kaon KSF-S660HDCO, Opentech ODS 3000H, ODS 2000H
- Dekodera DVB-T2 HD ZAPPER
- Dekodera FlyBox
- FlyBox mini
- HDD (Hard Disk i DigitAlb)
Të gjithë dekoderat e DigitAlb janë të mbrojtur nga teknologjia 'Conax Embedded'.[7]
Kanalet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjeneraliste: Top Channel HD, Klan Kosova, Klan Plus, Klan HD, ORA, MCN TV, PRO1, RTV 21, Kohavision HD, T7, Arta TV, First channel, RTK 1, A TV, Dukagjini, Kanal 10, RTV 21 Macedonia, Alsat M, Star Plus TV, RTSH 1, RTSH 2, Zjarr TV.
- Filma & seriale: T HD, Stinët, DigitAlb 20, Gold HD (Digi Gold), Max HD, Eurofilm, Film Autor HD, Film Hits HD, Film Thriller, Film Dramë, Film Aksion HD, Film Komedi HD.[8]
- Dokumentarë: Explorer Shkencë, Explorer Histori, Explorer Natyra, National Geographic HD, 24Kitchen.
- FĂ«mijĂ«: Bang Bang, Ăufo TV, Junior TV, BabyTV, Nicktoons, Nickelodeon.[8]
- Sport: SuperSport 1 HD, SuperSport 2 HD, SuperSport 3 HD, SuperSport 4 HD, SuperSport 5 HD, SuperSport 6 HD, SuperSport 7 HD.[9][10]
- Muzikë: My Music TV, Melody TV, Klan Music, Zico TV.
- Informative: Top News HD, Klan News, ABC, Ora News, A2 CNN, News 24, FAX News, Scan TV, Report TV, Euronews Albania, Syri TV, Panorama TV.
- TĂ« tjera: RTSH Shqip, Star Movies, Star Channel, Star Life, Dizi Channel, Premium Channel, FilmBox Channel, DocuBox Channel, Fast&FunBox, FightBox HD, RTSH Sport, Partizani Channel, ALB UK TV, MTV Channel, Rai 1, Rai 2, Canale 5, Italia 1, Alpha TV, Skai TV, CNN, BBC News, Dorcel XXX, Dorcel TV, Playboy.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nĂ«pĂ«rmjet kodit]- Top Media â kompania prind
- Dritan Hoxha â themeluesi
- Top Channel â televizioni kombĂ«tar dhe kryesor
- SuperSport â shĂ«rbimi sportiv nĂ« kuadĂ«r tĂ« DigitAlbit
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare në internet
- DigitAlb Zvicër - dega e kompanisë në Zvicër
- â "Digitalb Satelitor". Digitalb. MarrĂ« mĂ« 23 tetor 2024.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - 1 2 "DIGIT-ALB (perthithur SUPERSPORT - K62031001W)". OpenCorporates.al. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2024. Marrë më 23 tetor 2024.
- â "Hoxha Family". albania.mom-gmr.org (nĂ« anglisht). MarrĂ« mĂ« 2025-01-07.
- â Harka, Juna (16 prill 2016). "Zbardhen aksionerĂ«t e 100 kompanive VIP". Revista Monitor. MarrĂ« mĂ« 23 tetor 2024.
- â "Digitalb Tokesor - Ndihma - Digitalb". digitalb.al. MarrĂ« mĂ« 2025-07-27.
- â "DigitAlb vlerĂ«sohet si platforma mĂ« e ndjekur nga shqiptarĂ«t nĂ« 2019 - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. MarrĂ« mĂ« 2025-07-27.
- â "Aksesor - Digitalb". digitalb.al. MarrĂ« mĂ« 2025-07-27.
- 1 2 "Paketat Familjare - Digitalb". digitalb.al. Marrë më 2025-07-27.
- â "Paketat Premium - Digitalb". digitalb.al. MarrĂ« mĂ« 2025-07-27.
- â "Sezoni Sportiv - Digitalb". digitalb.al. MarrĂ« mĂ« 2025-07-27.